parallax background
 

PSE
TË APLIKONI




Të kontribuojmë për një rajon me te pastër dhe më të shëndetshëm

Me miratimin e Planeve Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve bashkitë në Qarkun e Beratit janë të angazhuara të përmirësojnë hap pas hapi situatën e mbetjeve. Sidoqoftë, asnjë prej nismave përmirësuese nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qëndrueshme pa përfshirjen e komunitetit.

Keqmenaxhimi i mbetjeve është burim i ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës. Gjithashtu, hedhja e tyre në vendgrumbullime të paligjshme shkatërron peizazhin dhe ekosistemet dhe rrezikon florën dhe faunën. Ndërgjegjësimi rreth këtyre problemeve dhe burimit të tyre është hapi i parë drejt një situate më të mirë në të ardhmen. Të jetuarit në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm ka nevojë për mbështetje aktive nga të gjithë qytetarët.

Qeveria Zvicerane nëpërmjet Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) mbështet Bashkitë e Qarkut Berat të përmirësojnë situatën e menaxhimit të mbetjeve në qark. Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, Bashkitë në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut dhe ekipin e konsulentëve po zbatojnë Projektin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta, ku përfshihet hartimi i Planeve Vendore dhe Rajonale dhe zbatimi i masave për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve.

Të gjithë qytetarët e Qarkut Berat ftohen të kontribuojnë për një mjedis të pastër e të shëndetshëm. Ata mund të pastrojnë mbetjet në lagjen e tyre, të pastrojnë rrugicat, livadhet, pyjet, sheshet e lojrave, parqet, lumenjtë dhe zonat e mbrojtura. Të gjithë qytetarët inkurajohen të konceptojnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës dhe pakësimin, shmangien dhe depozitimin e duhur të mbetjeve, për të ndryshuar sjelljen e qytetarëve ndaj mënyrës së trajtimit të mbetjeve dhe për të ruajtur mjedisin për brezat e ardhshëm.