Në kuadër të projektit "Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve në Qarkun Berat", Bashkitë Berat, Kuçovë dhe Dimal janë të ndërgjegjësuara dhe të përkushtuara për të operuar dhe mirëmbajtur sheshdepozitimet duke rritur buxhetin dhe përcaktuar stafin e dedikuar për menaxhimin e tyre", ky ishte mesazhi i Z. Adrian Maître, Ambasador i Ambasadës Zvicerane së bashku me Znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Znj. Enkelejda Muçaj Zv. Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjatë vizitës u theksua se Qeveria Zvicerane mbështeti bashkitë për të rehabilituar sheshdepozitimet ekzistuese, por tashmë është detyrë e bashkisë të vijojë me mirëmbajtjen e investimit dhe menaxhimin e mbetjeve.
Suporti për Qarkun e Beratit ka nisur që prej vitit 2018 dhe komuniteti i këtij Qarku ka përfituar nga rritja e cilësisë së shërbimeve dhe infrastrukturës bashkiake.