Projekti ‘Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve në Qarkun Berat’, ofron asistencë teknike, shërbime këshilluese dhe shërbime për zhvillimin e kapaciteteve, përfshirë planifikimin dhe projektimin e infrastrukturës bashkiake.
Projekti ngrihet mbi katër shtylla kryesore të ndërlidhura që përfshijnë gjithë sistemin MIMN. Ai ofron një qasje gjithëpërfshirëse drejt zhvillimit duke vënë theksin në rrugëtimin hap pas hapi drejt harmonizimit me standardet e BE-së.
Përmirësimi i situatës aktuale të menaxhimit të mbetjeve, mbështet prioritetet e bashkive për të hedhur hapin e parë drejt një menaxhimi më të mirë të mbetjeve, si komponenti i 4-t i projektit. Zbatimi në terren i planeve vendore, masat rehabilituese në përputhje me VKM nr. 389 dhe masterpIanin mundësuan një zgjidhje inxhinierike bashkëkohore për të siguruar depozitimin dhe funksionimin e kontrolluar të vendgrumbullimeve ekzistuese bashkiake.
Në kuadër të projektit flotës së mjeteve të shërbimeve publike të Bashkisë Berat dhe Kuçovë iu shtuan buldozerët e financuar nga projekti.
Mjetet do të përdoren për operimin e venddepozitimeve të bashkive