parallax background
 

KRITERET E
VLERËSIMIT




Aplikimet e paraqitura do të vlerësohen nga një komision i përbërë nga përfaqësues të bashkive të Qarkut Berat dhe nga ekipi i projektit.


Kriteret mbi bazë të të cilave do të vlerësohen aplikimet e paraqitura janë:

Ndikimi:
  • Ndikimi për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm
  • Ndikimi në edukimin mjedisor dhe ndërgjegjësimin e publikut
  • Përfitimi/ përshirja e grupeve të margjinalizuara
  • Pajtueshmëria me objektivat dhe aktivitetet e Planeve Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve të sapomiratuara
  • Qendrueshmëria dhe ndikimet afatgjata të nismave
Niveli i përpjekjes:
  • Niveli i përpjekjeve për zbatimin dhe dokumentimin e aktiviteteve
  • Numri i njerëzve të përfshirë në aktivitete
  • Niveli i përpjekjeve për të rritur dokumentimin dhe dukshmërinë

Kushtet e aplikimit

Ky konkurs do të realizohet në zbatim të Projektit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta (MIMN) në Qarkun Berat, të financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Vendimi i komisionit të vlerësimit për fituesin e konkursit nuk mund të zhvlerësohet. Pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë ankimimi për vlerësimin. Pjesëmarrësit pranojnë që dokumentet e paraqitura mund të përdoren nga Projekti MIMN në botime dhe prezantime të tjera pa pasur nevojë për leje ose tarifa përdorimi.