Në kuadër të projektit 'Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve në Qarkun Berat' vendgrumbullimin e rehabilituara janë duke operuar dhe menaxhuar nga stafet respektive të Bashkive Dimal dhe Kuçovë, në përputhje me planin operacional, kornizën ligjore, nën konsultimin e Skuadrës së Projektit. Bashkitë kanë punësuar staf për operimin e vendgrumbullimeve të rehabilituara dhe konsulenti i projektit po vijon me trainimet për të rritur aftësitë e tyre në mirëmbajtjen e operimin e sheshdepozitimeve.
Gjatë vizitës, Zv. Ambasadori i Konfederatës së Zvicrës në Shqipëri, Dr. Patrick Meier dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës theksuan se 'Qeveria zvicerane mbështeti bashkitë për të rehabilituar sheshdepozitimet ekzistuese, por tashmë është detyrë e bashkisë të vijojë me mirëmbajtjen e investimit dhe menaxhimin e mbetjeve'.
Suporti për Qarkun e Beratit ka nisur që prej vitit 2018 dhe komuniteti i këtij Qarku ka përfituar nga rritja e cilësisë së shërbimeve dhe infrastrukturës bashkiake.