parallax background
 

Konferencë 'Sfida Kombëtare Zgjidhje Vendore'





 


Konferenca Sfida Kombëtare Zgjidhje Vendore u mbajt të mërkurën 20 tetor 2021 për të ndarë dhe promovuar rezultatet e projektit Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta në Qarkun e Beratit. Takimi i zhvilluar në Hotel Mak Albania, Tiranë, mblodhi së bashku përfaqësues të autoriteteve të pushtetit qendror dhe vendor, zbatues të programit, komunitetin e donatorëve dhe përfaqësues nga sektori privat dhe shoqëria civile.

Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta në Qarkun e Beratit që prej vitit 2018 mbështetet nga Konfederata Zvicerane nëpërmjet SECO, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkive të Qarkut Berat.

Ambasadori zviceran z. Adrian Maître dhe ambasadori gjerman z. Peter Zingraf dhanë edhe një herë mesazhe kyçe në mbështetje të menaxhimit të burimeve në Shqipëri.

Gjatë panelit të parë, Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro Furxhi dhe Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Ilir Bejtja trajtuan çështjet e politikave kombëtare që po trajtohen aktualisht, si dhe ato që do të trajtohen në të ardhmen e afërt. Në panelin e dytë, kryebashkiakët e Qarkut të Beratit folën mbi qasjen që po bëhet ndaj politikave vendore dhe prezantuan shkurtimisht rezultatet e projektit nga këndvështrimi i kryesisë bashkiake, këshillit dhe stafit, si dhe këshillit të qarkut.