Më datë 17 shtator 2020 në qytetin e Beratit u zhvillua ceremonia e “Ndarjes së çmimeve të konkursit #GreenBerat”.
Atmosferë e këndshme me pjesëmarrje të gjerë, larmi moshash dhe shumë fitues gjatë Ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve për 30 fituesit e #GreenBerat. Banorë të bashkive Berat, Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Poliçan, për rreth tetë muaj ndërmorrën nisma mjedisore, ide kreative, mjaft interesante përmes materializimit në punë konkrete, ku u përfshinë njerëz të zakonshëm të grupmoshave të ndryshme, si individe apo në grupe. Pas zbatimit vullnetar, 35 aplikantë konkuruan me veprimtarinë e tyre dhe mesazhin që kanë përcjellë tek komuniteti. ‘Menaxhimi i mbetjeve është përgjegjësia e secilit prej nesh! Mbresëlënëse është pjesëmarrja e 1000 banorëve në nismat mjedisore që prezantohen sot, dhe veçanërisht pjesëmarrja kaq aktive e brezit të ri’, theksoi z. Patrik Meier, Zv. Shef i Misionit, Ambasada e Zvicrës gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Ky konkurs që nisi në Shkurt 2020 dhe përfundoi në 2 Tetor 2020, u zhvillua në kuadër të zbatimit të Projektit për Menaxhimin e Mbetjeve në Qarkun Berat, mbështetur nga Embassy of Switzerland in Albania përmes Sekretariatit të Shtetit për Çështje Ekonomike, SECO dhe zbatohet nga INFRASTRUKTUR & UMWELT në partneritet me SEHLHOFF dhe FLAG.
Listen e plote te fituesve mund ta shkarkoni ketu