Pjesëmarrja e hershme në çdo projekt në menaxhimin e mbetjeve është thelbësore për të arritur pranimin e masave që do të ndërmerren brenda komuniteteve përkatëse. Me sistemin e ardhshëm rajonal të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun Berat, të gjitha venddepozitimet bashkiake do të mbyllen dhe do të funksionojë një vendepozitim rajonal. Venddepozitim Rajonal nuk nënkupton kuptimin gjeografik por qendror për bashkitë të cilat gjenerojnë më shumë mbetje: Berati, Kuçova dhe Dimal.
Distancat e largëta mes qendrës rajonale dhe qendrat e Bashkive të Poliçanit e Skraparit, mbi 30 km, i bëjnë të nevojshme stacionet e transferimeve në të dyja bashkitë. Në këto bashki mbetjet e ngurta të grumbulluara derdhen në kontejnerë 30 m³, të cilët shpesh transferohen në landfillin sanitar rajonal. Kjo zvogëlon kohën e transportit për automjetin individual të grumbullimit. Kryebashkiakët e Skraparit dhe Poliçanit propozuan vendodhje të përshtatshme të cilat janë pronë shtetërore.
Stacionet e Transferimit do të vendosen larg komuniteteve, por do të jenë lehtësisht të aksesueshme nga rrugët kryesore për të optimizuar shërbimin e grumbullimit të mbetjeve dhe transportin në distanca të gjata. Janë vlerësuar gjithashtu potencialet për të përdorur venddepozitimet e vjetra. Në kuadër të projektit, janë duke u hartuar raporte paraprake të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe social (VNM), të cilat mund të përdoren nga projekti i ardhshëm i zbatimit. Një VNM vlerëson rreziqet e mundshme ose ndikimet negative që një projekt mund të ketë në mjedisin e tij. Për më tepër janë duke u përcaktuar edhe masat për të zbutur ose shmangur rreziqet e mundshme.. Në rastin e stacioneve të vogla të transferimit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, kërkohet vetëm një VNM paraprake. Ndryshe nga një VNM në shkallë të plotë, nuk kërkohen konsultime publike për këtë rast..
Bazë e Projektit ISWM Berat ishin realizimi i takimeve të hershme konsultative publike me anëtarët e ekipeve të kompetencës të Skraparit dhe Policanit dhe me aktorë të tjerë të komuniteteve lokale. Menaxherja rezidente e projektit Mirela Buhuri, Eksperti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Social Profesor Alfred Lako dhe Ekspertja e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta Julia Mohr u treguan palëve të interesuara se çfarë do të thotë stacione transferimi për bashkinë dhe sistemin rajonal dhe nënvizuan përmirësimet në krahasim me venddepozitimet aktuale.
Gjithashtu, u prezantua historiku teknik dhe funksionimi i stacionit të transferimit dhe u diskutuan ndikimet e mundshme mjedisore dhe zbutjet e tyre. Audienca e këtij takimi konsultativ diskutoi më tej me ekspertët e projektit pyetjet e tyre dhe nënvizoi se ata do të informojnë komunitetet e tyre për masat e planifikuara dhe do të shpjegojnë avantazhet.
.