Investimi për rehabilitimin e venddepozitimeve të bashkive Berat, Kuçovë e Dimal, u shoqërua me një sërë sfidash për stafet teknike respektive.
Projekti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat gjatë periudhës Janar 2021-Shtator 2022 ofroi asistencë teknike nëpërmjet ekspertit të dedikuar për të lehtësuar menaxhimin e venddepozitimeve të rehabilituara.
Asistenca përfshinte organizimin e sesioneve të ndryshme të trajnimit e kombinuar me punën në terren. Çdo muaj, eksperti së bashku me stafet menaxhuese punuan intensivisht për përmirësimin e punës në terren specifikisht me vendosjen në shtresa të mbetjeve, ngjeshjen e tyre, mbulimin me dhe, vendosjen me kujdes të tubave të gazit e kontrollin në vijimësi të tyre. Eksperti dhe stafet teknike të bashkive tregojnë kujdes gjithashtu për drenazhet, kanalet kullues, vaskat e grumbullimit të ujrave të kullimit nga mbetjet etj.
Paralelisht me punën në terren, u zhvilluan seanca trajnuese të përbashkëta me Ekipin e Kompetencave të cilat nxitën jo vetëm diskutimin mbi çështje të përbashkëta të menaxhimit të venddepozitimit, por edhe konkurrencën për të demonstruar përpjekjet, sfidat dhe eksperiencën midis tyre.
Si pjesë e paketës së asistencës së menaxhimit të venddepozitimeve u hartua Plani Operacional i Menaxhimit të Venddepozitimeve për secilën nga bashkitë duke krijuar bazën e parë teknike për menaxhimin e venddepozitimeve të rehabilituar në vijimësi.
.
Sot, stafet teknike të menaxhimit të sheshdepozitimeve kanë rritur e zhvilluar aftësitë e tyre profesionale, për t’i paraprirë problematikave që mund të ndodhin gjatë punës së tyre të përditshme, por edhe problematikave të krijuara nga rreshjet e shiut, kryesisht në periudhën Shtator-Mars.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Bashkia Kuçovë ka ngritur strukturën e posaçme për Menaxhimin e Venddepoziitmit të Mbetjeve, ku në përbërje ka staf teknik të dedikuar për menaxhimin e tij.vendepozitimit.
Bashkia Berat, nëpërmjet Sektorit të Menaxhimit të Mbetjeve të ngritur në kuadër të zbatimit të projektit dhe kompanisë sipërmarrëse të pastrimit vijon monitorimin e menaxhimin e përditshëm të operimit në venddepozitim.
Vizitat në venddepozitimet e rehabilituara janë pjesë e kurrikulave të shkollave të zonës, për të kuptuar e informuar mbi menaxhimin e mbetjeve dhe kujdesin që duhet të tregojnë për reduktimin, ripërdorimin e riciklimin e tyre.
Bashkitë e Qarkut Berat janë duke zbatuar projektin e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, financuar nga Qeveria Zvicerane nëpërmjet SECO dhe zbatuar nga Infrastrukture & Umwelt në konsorcium me FLAG E SHELHOF. Kryetarët dhe stafet teknike respektive të bashkive Berat, Kuçovë e Dimal i kërkuan Ekipit të Projektit ndërhyrje emergjente për rehabilitimin e sheshdepozitimeve ekzistuese, nisur edhe nga problematika emergjente që këto sheshdepozitime mbartnin. Në mbështetje të kësaj kërkese dhe objektivit të projektit për zbatim të masave afat-shkurtra u përgatit Plan i Përmirësimit të Masave Rehabilituese për sheshdepozitimet Berat, Kuçovë e Dimal. Këto plane përmirësimi u hartuan bazuar në VKM nr. 389 dt. 27.06.2018, si dhe VKM së ndryshuar Nr.452.
Ky plan përmirësimi synonte: